Spahiu: Isa Mustafa nuk bëhet Kryeministër, Thaçi mund ta tradhtojë

Kosova

Spahiu: Isa Mustafa nuk bëhet Kryeministër, Thaçi mund ta tradhtojë

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 22:01

Analisti Nexhmedin Spahiu mendon se Isa Mustafa tradhtoi partnerët e Bllokut dhe elektoratin e LDK'së me arritjen e marrëveshjes me PDK'në.
"Sa i përket a ndodhi tradhtia, kjo po, pa asnjë dyshim", tha Spahiu në "Zona e Debatit" në Klan Kosova.

Ai nuk beson se Isa Mustafa do të bëhet Kryeministër pasi thotë se Thaçi mund të mos realizoj marrëveshjen si në të kaluarën.

"Edhe nëse Isa Mustafa bëhet Kryeministër, çka unë se besoj, sepse e tradhton Thaçi", tha Spahiu.

"Në qoftë se Thaçi e tradhton Mustafën për arsyen e thjeshtë. Kur u bo marrëveshja në mes të Dellit, Thaçit, Pacollit dhe Isa Mustafës edhe pse u nënshkru ajo marrëveshje nuk u realizu", tha ai.

Tha se Mustafa gjithë çfarë po bën është shkatërrimi i partisë që drejton.

"Isa Mustafa po e shkatërron LDK'në absolutisht sepse ai mund të ketë disa ministra, qato që i ka pasë Pacolli edhe krejt anëtarësia e LDK'së s'ka ku me hi sepse ato vendet tjera i ka Hashimi', shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat