Ramadani: Thirreni more vazhdimin e seancës

Kosova

Ramadani: Thirreni more vazhdimin e seancës

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 21:46

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani është shprehur i habitur pse nuk po thirret vazhdimi i seancës konstituive të parlamentit.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, “Facebook”, Ramadani ka thënë se PDK-LDK po vazhdon me bllokimin e jetës institucionale pasi ndonëse tani kanë marrëveshje për krijimin e qeverisë ende nuk po e thërrasin vazhdimin e seancës konstituive.
“Thirreni more seancën! Pse po vazhdoni njëjtë? Keni bërë marrëveshje, çka po prisni?”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat