Në Prishtinë filloi kastrimi dhe sterilizimi i qeneve

Kosova

Në Prishtinë filloi kastrimi dhe sterilizimi i qeneve

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 21:28

Qentë e dy strehimoreve të organizatës joqeveritare “Prishtina Dog Shelter” në komunën e Prishtinës, nga dita e martë i janë nënshtruar procedurave të sterilizimit dhe kastrimit.
Procesi në fjalë është planifikuar të zgjasë dy javë dhe janë paraparë që të sterolizohen dhe kastrohen rreth 200 qenë.

Krejt kjo iniciativë është marrë nga vullnetarët aktivistë të cilët qe një kohë të gjatë janë e vetmja përkujdesje për këto kafshë të lëna pas dore,s i nga shoqëria ashtu edhe nga vet institucionet shtetërore.

Vullnetarët aktivistë në krye me Arbër Arifin kanë sjellë nga fakulteti i veterinarisë së Holandës katër kirurge veterinere.

Kirurget holandeze në bashkëpunim me specialistet tanë të klinikave veterinare Pet Care dhe King Pet po punojnë intensivisht dhe me shumë përkushtim, në mënyrë që ky proces me rëndësi të madhe të shkojë sipas planit.

Me ndihmën financiare të Arber Arifit e vullnetareve të tjerë dashamirës të kafshëve,po ashtu me ndihmën e dhënë nga kirurgët tanë të cilët kanë ofruar asetet e tyre në ndihmë të procesit, me punën e palodhshme te kirurgeve holandeze të cilat kanë sjellë po ashtu ndihmë në medikamente nga vendi I tyre,dhe me përpjekjet e disa faktorëve të tjerë që thjeshtë e kuptojnë rëndësinë e kujdesit ndaj kafshëve është bërë I mundur ky proces tejet I rëndësishëm për kontrollimin,shëndetin dhe mirëqenien e qeneve te rrugës.

Kjo fazë e parë drejt zgjidhjes së këtij problemi është kruciale .Në momentin që ti bën kastrimin dhe sterilizimin e qeneve, duke mundësuar kështu kontrollin e shumimit të tyre, ke kryer realisht gjysmën e punës. Faza e dytë është gjetja e familjeve për adoptim,dhe me pas strehimi I qeneve të tjerë që gjenden akoma nëpër rrugë,dhe në këtë mënyre për një kohë të shkurtër,si shoqëri,do ta kesh problemin e zgjidhur me qenët endacak,deklaroi Argjend Ukmata kirurg veteriner në klinikën Pet Care.

Shqetësim I madh për aktivistët që kanë marrë këtë iniciativë, është si gjithmonë mungesa e fondeve të mjaftueshme për ta quar punën deri në fund,andaj ata vazhdojnë tu bëjnë thirrje për ndihmë si njerëzve vullnetmirë,sigurisht edhe komunës së Prishtinës e institucioneve më të larta gjegjëse.

Për të gjithë qytetarët që duan të informohen rreth këtij procesi dhe që duan ta japin kontributin e tyre, këtë mund ta bëjnë duke vizituar faqen e organizatës joqeveritare në facebook. Prishtina Dog Shelter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat