Rreziku i invazionit rus

Kosova

Rreziku i invazionit rus

Nga: Fadil Kajtazi Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 21:19

Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë si dhe përpjekjet ruse për rritjen e influencës në nivel global, kanë shqetësuar tej mase pjesën e botës perëndimore. Ky shqetësim ka arsyen e vet nga se përpjekjet ruse për shtimin e influencës në nivel global nuk i përkasin një rrjedhe normale të zhvillimit mbi bazë të një konkurrence të lirë në nivel global, por të një hegjemonie....

Alarmi

Realisht kjo lëvizje ruse, ka bërë që vendet perëndimore të ndezin alarmin dhe të ngritin shkallën e gatishmërisë së veprimit. Se deri në çfarë niveli kanë shkuar ngjarjet më së miri e dëshmon prononcimi i Kancelares gjermane Angela Merkel e cila duke aluduar për këto zhvillime dhe veprimet direkte ruse në Ukrainë tha se “askush nuk e kishte menduar që 25 vjet pas rënies së murit të Berlinit, mund të asistonte në një konflikt të tillë”.
Pretendimet e këtij ekspansioni kanë filluar të vërehen edhe përtej asaj që është zonë e afërt e interesit rus në Azi. Manovrat ushtarake ruse-serbe dhe baza ushtarake ruse në afërsi të Nishit definitivisht i ka hequr vellon pretendimeve ruse në këtë pjesë të Ballkanit. Krahasimi i vazhdueshëm i Krimesë dhe Kosovës nga ana e Vladimir Putinit flet për përvijime të reja ruse në gjeopolitikën e Ballkanit ku futja në lojë e faktorit serb nuk do të jetë diçka e re.
Ajo që duhet të jetë më së shumti e shqetësuar qe çfarë po ndodhë rreth saj duhet të ishte klasa politike e Kosovës e cila është shndërruar në klikë politike. Kjo kategori primitive e zhytur në korrupsion dhe në delingjillak, në emër të patriotizmit është duke krijuar premisa për rikthimin serb në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat