Deçanasit zhgënjëhen me koalicionin, e prisnin Haradinajn Kryeministër (Video)

Kosova

Deçanasit zhgënjëhen me koalicionin, e prisnin Haradinajn Kryeministër (Video)

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 20:54

Zhgënjimi në Deçan janë të zhngënjyer që Ramush Haradinaj nuk do të zgjedhet kryeministër i Kosovës.
Agron Berisha nga Prapaqani i Deçanit, ka besuar shumë se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës.

Me arritjen e marrëveshjes mes LDK'së dhe PDK'së, ai thotë se u shuan ëndrrat e qytetarëve, ndërkaq ai e quan lajm tronditës arritjen për marrëveshjen qeverisëse mes dy partive.

Por edhe zyrtari i AAK'së në këtë komunë, Bashkim Ramosaj, shprehet i zhgënjyer. Ai thotë se edhe raportet institucione lokale dhe ato qendrore, nuk do të kenë raporte aq të mira, pasiqë sipas tij, edhe në të kaluarën këto komuna janë përjashtuar nga shumë projekte.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat