Shpend Ahmeti reagon ndaj deklaratave të LDK-së

Kosova

Shpend Ahmeti reagon ndaj deklaratave të LDK-së

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 17:57

Pas reagimit të LDK-së ndaj deklaratave të AAK-së dhe VV-së, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar në Facebook raportet e reja ndërmjet ish partive të Bllokut. Ai ka ironizuar me komunikatën e LDK-së si kundërpërgjigje për reagimet e VV-së dhe AAK-së.
Ai tutje ka shkruar se është e vetëmjaftueshme, posaçërisht për vlerësimin që qytetarët po e bëjnë për marrëveshjen.

Ja postimi i plotë:

Deshta me komentu diçka për komunikatën e fundit të LDK, por nuk ka nevojë për koment. Është e vetëmjaftueshme, posaqërisht për vlerësimin që qytetarët po e bëjnë për marrëveshjen. Po e citoj posaqërisht këtë pjesë
“LDK-ja i gëzohet faktit se tani është kuptuar qëllimi i vërtetë i liderëve të AAK-së dhe VV-së, që si duket nuk është ndryshimi i qeverisjes, por dëmtimi dhe denigrimi personal i liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kur dëgjojmë këto vlerësime, na vie keq që KEMI MBAJTUR SHPRESA në realizimin e planeve të mëdha, derisa i gëzohemi faktit që nuk jemi në ekip me personalitete të tilla.
Lidhja Demokratike e Kosovës, fton tërë sprektrin politik në Kosovë, të distancohet nga qëndrimet e tilla që polarizojnë dhe HELMOJNË skenën politike, dhe të BASHKËPUNOJNË për themelimin e institucioneve të Kosovës.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat