Lama, Lëvizjes Fol: Mos i futni të gjithë politikanët në një thes

Kosova

Lama, Lëvizjes Fol: Mos i futni të gjithë politikanët në një thes

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 20:35

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga LDK-ja, Alma Lama ka reaguar pasi Lëvizja Fol ka prezantuar të dhënat e përditësuara të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik për vitet 2010-2014, në kuadër të Platformës së Deklarimit dhe Krahasimit të Pasurisë.

Lama ka thënë se nuk mund të futen në një thes krejt politikanet e të thuash se e kanë shumëfishuar pasurinë 2000%.

“Levizja Fol paska fol kot. Nuk mund te futen ne nje thes krejt politikanet e te thuash se e kane shumefishuar pasurine 2000%. Ne politike ka milionere qe kane qindra milione pasuri dhe ata mund ta shumefishojme pasurine e tyre, por ata duhen evidentiar si individe te biznesit jo te pjesetohen me pasurime e politikaneve te tjere qe marrin vetem rrogat.
Nuk di ku e kane marre kete model analize, por me duket amatoreske.Ky eshte mashtrim i publikut dhe tendence per te baltosur te gjithe klasen politike”, ka shkruar Lama në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat