Dy blloqet lëkunden! Zgjidhja e krizës çështje ditësh!

Kosova

Dy blloqet lëkunden! Zgjidhja e krizës çështje ditësh!

Nga: Mimozë Lakna Më: 31 tetor 2014 Në ora: 17:18

“Zgjidhja në vend të zgjedhjeve do të shmangte çdo përshkallëzim të situatës në vend. Megjithëkëtë edhe zgjedhjet mund të jenë zgjidhje, nëse nuk ka asnjë alternativë tjetër”, shprehet Vllahiu.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare në zgjidhjen e bllokadës politike e cila tash e pesë muaj ka përfshirë Kosovën.

Ky disponim po vërehet tek partnerët e koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse ende nuk po tregojnë se si do të procedohet tutje në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e cila është thelb i ngërçit të krijuar.
Ndërkohë që presidentja Jahjaga ditëve të fundit është duke i paralajmëruar liderët e subjekteve politike se nëse nuk gjejnë zgjidhje atëherë do të detyrohet t`i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Zgjedhjet e përgjithshme do të mund të ishin një alternativë

Zëdhënësi i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se presidentja është duke bërë përpjekje që së bashku me liderët e subjekteve politike, përmes një dialogu të përbashkët të gjej zgjidhje për nyjën institucionale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunen dhe të dielen në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat