Hoxhaj dhe Dacic krah për krah në Bratisllavë (FOTO)

Kosova

Hoxhaj dhe Dacic krah për krah në Bratisllavë (FOTO)

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 15:54

Ministri i Jashtëm në largim Enver Hoxhaj dhe ai i Serbisë Ivica Dacic kanë marrë pjesë në një konferencë të përbashkët në Bratisllavë. Në Sllovaki- e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës- dy ministrat janë fotografuar përkrah njëri tjetrit. Në takimin e Ministrave të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit, nuk ka pasur simbole shtetërore.
Hoxhaj ditë më parë ka vizituar Beograd ku ka marrë pjesë në një takim të këti lloji.Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Ministrit Hoxhaj

Me ftesë të ministrit të jashtëm të Sllovakisë, mikut Miroslav Lajcak kam marrë pjesë në Bratisllavë në konferencën e përbashkët të ministrave të jashtëm të grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor. Në temën qëndrore për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor kam diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe si mund të shërbej dialogu Kosovë-Serbi për tu përmbyllur suksesshëm dhe të shërbej si shembull i mirë për vendet e tjera që përballen me probleme. Theksova se Ballkani Perëndimor përfshirë edhe Kosova mund të përfitoj shumë në rrafshin e integrimeve evropiane nga modeli i mirë i bashkëpunimit të grupit të Vishegradit ku marrin pjesë Sllovakia, Hungaria, Polonia dhe Çekia. Gjatë vizitës për herën e tretë në Sllovaki kam dhënë disa intervista për mediat vendase. EHoxhaj





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat