Çka mendon Presidentja Jahjaga për Shqipërinë e Madhe?

Kosova

Çka mendon Presidentja Jahjaga për Shqipërinë e Madhe?

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 15:26

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në një interviste për mediat serbe është pyetur për idenë e Shqipërisë së Madhe. Jahjaga ka thënë se projekti i BE’së është projekti i secilit vend të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Serbisë ka thënë se askush nuk e dënoi fluturimin e dronit me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”. Pse askush nga Kosova nuk e dënoi dhe çfarë mendoni për idenë e “Shqipërisë së Madhe”?

Jahjaga: Ne e kemi shprehur keqardhjen tonë të thellë që një ndeshje e futbollit, ku është dashur të shfaqet fryma sportive dhe para së gjithash një lojë e mirë, u shndërrua në dhunë. Ne i kemi parë skenat e urrejtjes në të kaluarën dhe nxitjen e retorikës nga liderët.

Pavarësisht se çka ka ndodhur në Beograd, Ballkani Perëndimor ka treguar se sa pak i duhet për të nxitur konflikte të reja, pavarësisht nga fakti se gjatë viteve të fundit kemi ecur përpara si vende, në drejtim të integrimeve euroatlantike.

Projekti i BE’së është i vetmi projekt dhe alternativë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që i lidh të gjithë qytetarët, pa dallim. Ballkani Perëndimor duhet të lirohet nga mitet dhe drejtuesit politik duhet të gjejnë fuqi për të ndërtuar urat e bashkëpunimit, e jo të shkatërrojnë rrugët që janë ndërtuar me mund deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat