S’ka seancë pa marrëveshje

Kosova

S’ka seancë pa marrëveshje

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 08:37

Partitë e koalicionit pazgjedhur, LDK, AAK, Nisma dhe “Vetëvendosje”, do t’i drejtohen kryesues së Kuvendit, Flora Brovina, që ta thërrasë sa më shpejt seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ata tashmë kanë filluar t’i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për ta bindur Brovinën që sa më parë ta thërrasë këtë seancë, ndërsa nga partia e Brovinës, PDK, vijnë mesazhe dekurajuese, që thonë se nuk ka vazhdim të seancës pa marrëveshje mes liderëve.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni paszgjedhor, Ramush Haradinaj, ka mohuar mundësinë e çarjes së këtij koalicioni. Ai, pas takimit të së enjtes me liderët e Bllokut, LDK, AAK, Nisma dhe “Vetëvendosje”, tha se të gjitha vlerësimet dhe deklarimet në media për përçarje të Bllokut janë të pavërteta.

Haradinaj tha se kërkesën me shkrim për Brovinën partitë e Bllokut e bëjnë duke e pasur parasysh që ajo ka të drejtë ta thërrasë seancën, ndërsa, siç tha ai, PDK-ja e ka të drejtën e kandidimit të kryeparlamentarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat