Sahatqija: Largimi i Thaçit, jo përmes rrugës

Kosova

Sahatqija: Largimi i Thaçit, jo përmes rrugës

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 15:27

Teuta Sahatqija thotë se në LDK nuk është diskutuar për kërkesën e Vetëvendosjes, sipas të cilës Hashim Thaçi duhet të largohet nga pushteti me protesta.
Nënkryetarja e LDK’së, Sahatqija thotë për Politiko.net se zgjidhja e problemit politik duhet të bëhet në mënyrë institucionale e jo përmes rrugës.

Megjithatë ajo thotë se kjo ide e Vetëvendosjes mund të jetë një mesazh për liderin e PDK’së që të mos vazhdojë me bllokimin e situatës dhe t’i hap rrugë formimit të institucioneve.

“Çfarëdo kërkese duhet të shqyrtohet dhe ne nuk kemi biseduar për këtë”, thotë Sahatqija .

“Por, definitivisht atë çfarë e di është që në kohën kur janë ndërtuar institucionet, mendojë që zgjidhjet duhet të gjenden në mënyrë institucionale dhe jo përmes rrugës”.

“Në anën tjetër po shohim që aspekti institucional nuk po tregohet aq i suksesshëm, por mendoj se duhet të vazhdojmë të bëjmë kërkesa në mënyrë institucionale, sepse është bërë një mund bukur i madh për t’i ndërtuar këto institucione dhe duhet të vazhdohet ta gjejmë zgjidhjen këtu”.

“Por, kjo aq më tepër do të thotë që është një mesazh për Hashim Thaçin që të mos vazhdojë me bllokimin e situatës, por të lejojë hapje të rrugës për krijimin e institucioneve”, deklaroi Sahatqija.

Lëvizja Vetëvendosje mendon se rruga e vetme e mbetur për ta larguar Kryeministrin Thaçi nga pushteti është reagimi qytetar.

Andaj, ka kërkuar përkrahje nga partnerët e koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat