EULEX: Prokuroren Bamieh e kemi suspenduar, nuk po e ndjekim

Kosova

EULEX: Prokuroren Bamieh e kemi suspenduar, nuk po e ndjekim

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 12:25

Ky zyrtar i EULEX’it ka lavdëruar punën e ndërkombëtareve në Kosovë, duke thënë se së paku dy hetime në javë.

“Kemi punuar shumë, i bien që kemi nisur së paku 2 hetime në javë nëse kemi parasysh që janë mbi 500 raste duke u hetuar nga EULEX”, ka shtuar ai.

Sa i përket largimit të punëtorëve vendor nga Misioni i BE’së, ai ka thënë se shkurtimet kanë prekur edhe ndërkombëtarët.

“Nuk janë larguar nga Misioni vetëm vendorët, por ka edhe prokurorë dhe policë të EULEX’it”.

I pyetur nëse do të hetohen edhe deklaratat e Xhabir Zharkut se Maria Bamieh i ka kërkuar 300 mijë euro, Meucci ka thënë nuk kanë ndonjë deklaratë zyrtare për këtë akuzë.

Gabriel Meucci: EULEX’i po punon sipas ligjit, nuk komentojmë hetimet

Shefi i EULEX’it në Kosovë, Gabriele Meucci ka thënë se Misioni i BE’së në Kosovë po punon sipas ligjit dhe për luftimin e korrupsionit.

Megjithëkëtë, ai nuk ka dashur të komentojë hetimet e mundshme të prokurorëve të EULEX’it të cilët dyshohen se janë të përfshirë në korrupsion.

“Garantojmë “Garantojmë çdo qytetar se po punojmë sipas ligjit. Ne jemi të interesuar dhe po punojmë për ta luftuar korrupsionin”, ka thënë Meuci, gjatë një konferencë për media.

“Ne nuk komentojmë hetimet”, ka thënë ai, kur është pyetur për rastin e denoncimeve të Prokurores Bamieh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat