Thirrja e Fisit!

Kosova

Thirrja e Fisit!

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 00:50

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj lëvizjeje në mënyrë që vendi të ec përpara. Ai në një postim në Facebook thotë se vetëm nëse punohet së bashku mund të ec si duhet Kosova.
Lexojeni të plotë shënimin e Fisnik Ismajlit në Facebook.
Kur i rrotullojke VV kerret e EULEX-it, u qartshe, se shih çka po bajnë këta barabat. Sot qe çka na doli EULEX-i.
Kur i rrotullojke VV kamionat me mall Serbie, këqyrshe shtrembët. Sot miliardat vazhdojnë me i shkue ekonomisë së Serbisë, e cila i përdor kundër teje.
Kur e rrotullojke VV qytetin se negociatat s’bajnë, na u idhnojshe që po ta prishim teraqellëkun n’terasë të kafiqit. Sot Serbia hala zullimin s’ta ndalë.
Kur i rrotullojshin deputetët e VV-së dajak nëpër asfallt sa dojshin me e parandalue shitjen e KEDS, u bajshe kishe s’po sheh. Sot po të sillet dhoma kur po të vjen fatura e rrymës.
Kur i rrotullojke VV do tulla me i thye 2-3 xhama, që ti me i pa hajnat brenda institucioneve kah i vjedhin milionat, ti na shajshe qe po e dëmtojmë pronën publike, që nuk e ka tejkalue kurrë ma shume se 300-400 euro. Hajt, qe, 1000 euro. Qe bre edhe 5000. Sot qata hajna ta kanë bllokue shtetin.
Edhe sa fatkeqësi duhen me i ndodhë këtij vendi të shkretë, ma, të cilat VV i ka parashikue disa vjet ma parë, por ti i ke shti veshtë në lesh qatherë, e sot e vuen çdo gja që ka mujtë me u parandalue shumë moti? Plus hala me vazhdue me thanë që VV s’po i din gjanat? Ma, breh!
Pikërisht pse VV po i din këto gjana, po i parasheh edhe po ofron zgjidhje për çdo problem 4-5 vjet pa u paraqitë vetë problemi, ti ishe dashtë me e përbi qat krenari, me e gjuejtë qat inat në kantë të bërllogut, me i mbathë këpucët edhe me ardhë te zyra e VV-së, me u anëtarësue, edhe bashkë me punue pa u ndalë deri ta kfillim këtë vend.
Vetë s’kemi me mujtë as ti, as na.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat