Maloku: Shteti po shkon drejt dështimit, të lihen anash inatet personale

Kosova

Maloku: Shteti po shkon drejt dështimit, të lihen anash inatet personale

Nga: M.Lakna Më: 29 tetor 2014 Në ora: 18:45

Analisti Politik, Albinot Maloku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thekson se inatet dhe ngacmimet ndërmjet vete nuk i duhen skenës politike aktuale.

Maloku vlerëson, se Kosova është duke shkuar drejt dështimit të thellë shtetërorë në çdo fushë.
“Situata e krijuara si pasoj e daljes së PDK-së si subjekt fitues i procesit zgjedhor të 8 qershorit, shkaktuan krijimin e një blloku kundërshtues. Se a janë të çarta pozicionet e akterëve politik në vend kjo nuk do mend. Këmbëngulja është shumë e mirë kur mbështetet te e drejta, dhe kjo këmbëngulje duhet të sillet vetëm rreth së drejtës. Inati dhe ngacmimet nuk i duhen situatës aktuale politike në vend e sidomos momenteve kur po shkojmë drejt një deshtimi të thellë shtetëror në çdo fush. Interesat personale duhet të jenë tani për tani të lidhura me interesat shtetërore”,thekson Maloku.

Sipas tij zgjedhjen e situatës, duhet ta bëjnë vendorët dhe jo ndërkomëtarët.

“Insistoj që problemet dhe këtë situatë ta zgjidhin vendorët dhe assesi ndërkombëtarët. Mund të them se ndërkombëtarët nuk është se nuk kanë tërhequr vëmendjen dhe nuk kanë dhënë rekomandime, mirëpo nuk e rekomandoj përzierjen e ndërkombëtareve në këtë proces”,shprehet ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat