A do ti dorëzohen Presidentes apo do ta kollapsojnë shtetin!?

Kosova

A do ti dorëzohen Presidentes apo do ta kollapsojnë shtetin!?

Nga: Albulenë Muji Më: 29 tetor 2014 Në ora: 17:40

“Në botën demokratike institucionet i krijon shumica parlamentare. Kosova ka problem serioz sepse udhëhiqet nga pakica e cila i ka futë nën kontroll të plotë institucionet e pavarura”, thotë Arifi.
Deri më tani takimet e shumta të liderëve politikë me presidenten Atifete Jahjaga kanë rezultuar të pasuksesshme. Presidentja kishte takuar veç e veç secilin lider, ndërsa tani po këmbëngulë të mbledhë të gjithë liderët në një takim të përbashkët, me shpresën se do të arrijë një marrëveshje të përbashkët. Këtë e ka kërkuar edhe sot gjatë një takimi zyrtar.

Mirëpo pritet të shihet nga liderët se si do tí përgjigjen kësaj ftese, kur dihet se blloku VLAN mohon kategorikisht një takim me Thaçin dhe partinë e tij.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë takimit që ka zhvilluar të mërkurën me Përfaqësuesin e Posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, Farid Zarif ka thënë se se po testohet edhe pjekuria politike në vend.

Gjithashtu, Jahjaga ka thënë se beson fuqishëm në një zgjidhje të pranueshme nga liderët e partive politike parlamentare, të cilët duhet të lënë mënjanë interesat partiake në të mirë të shtetit të Kosovës, mirëqenies së qytetarëve të saj dhe proceseve integruese.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat