Familjarët, të dëshpëruar për mos zbardhjen e vrasjeve politike! Fajtorë politikanët milionerë!

Kosova

Familjarët, të dëshpëruar për mos zbardhjen e vrasjeve politike! Fajtorë politikanët milionerë!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 29 tetor 2014 Në ora: 17:00

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX-i pas skandaleve të fundit në këtë mision, nga familjarët e të vrarëve para gjatë dhe pasluftës, po shihet si mision i dështuar. Kjo për faktin se pothuaj asnjë prej këtyre vrasjeve politike që ka ndodhur nuk është zbuluar, gjersa vrasësit e shumë politikanëve të shquar shqiptarë sillen akoma të lirë.

Doruntinë Maloku, vajza e veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku, thotë për gazetën “Bota sot” se, nuk është ndjenjë e mirë, pasi drejtësia në Kosovë nuk po e bën punën e saj. Ajo thotë se, kanë pritur me vite të tëra që të zbardhen vrasjet nga EULEX-i, por ato u janë shuar. “Natyrisht që nuk është ndjenjë e mirë për asnjë qytetar të dijë se drejtësia në këtë vend nuk e bën punën e saj, e aq më pak për ne, familjet e të vrarëve në atentate politike. Kemi pritur me vite të tëra që institucionet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre. Fatkeqësisht edhe ato pak shpresa që i kemi pasur në punën e drejtë dhe të pa ndikuar politikisht të EULEX-it na janë shuar. Me vite të tëra presim që të paktën për një rast të hapet një proces gjyqësor në mënyrë që të fillojë zgjidhja e hallkës, por as kjo nuk ndodhi”, thotë Doruntinë Maloku.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat