Jahjaga prit Farid Zarif

Kosova

Jahjaga prit Farid Zarif

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 13:57

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, Farid Zarif dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë në prag të mbajtjes së takimit të radhës të vlerësimit tremujor të gjendjes në Kosovë në KS të OKB-së, të caktuar më 13 Nëntor.

Gjithashtu, Jahjaga dhe Zarif kanë diskutuar për aktualitetin politik në vend dhe përpjekjet për ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

Në këtë takim presidentja ka theksuar se përkundër faktit se po testohet edhe pjekuria politike në vend, ka thënë se beson fuqishëm në një zgjidhje të pranueshme nga liderët e partive politike parlamentare, të cilët duhet të lënë mënjanë interesat partiake në të mirë të shtetit të Kosovës, mirëqenies së qytetarëve të saj dhe proceseve integruese. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat