Brovina i përgjigjet Haradinajt: S'ka seancë pa marrëveshje

Kosova

Brovina i përgjigjet Haradinajt: S'ka seancë pa marrëveshje

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 12:09

Deputetja Flora Brovina thotë se nuk do të ketë vazhdim të seancës konstituive në të cilën është e paraparë të zgjidhet Kryetari dhe nënkryetarët e Parlamentit, pavarësisht kërkesës së Bllokut.
Haradinaj të hënën pas takimit të liderëve të Bllokut, ka pohuar se VLAN do t’i drejtohen Kryesuese së Seancës Flora Brovina, për ta vazhduar seancën ndërprerë muaj më parë, ndërsa ka pohuar se nuk shohin zgjidhje me takimin e përbashkët të kërkuar nga Presidentja Jahjaga.

Por, në një prononcim për Politiko.net, Brovina thotë se partitë koalicionit paszgjedhor e kanë përgjigje nga ajo: pa një marrëveshje mes liderëve nuk do të ketë seancë tjetër.

“Patjetër që do ta thërrasim, por Blloku e ka përgjigjen. Ata e kanë përgjigjen, duhet të këtë një marrëveshje, sepse nuk mund të thirret seanca pa u marrë vesh për çka do të mblidhemi që më pas ta votojmë Kryetarin dhe nënkryetarët”, ka thënë Brovina.

PDK si parti fituese e zgjedhjeve, në mungesë të numrave ka dështuar dy herë të zgjedh Kryeparlamentarin, por vazhdon të këmbëngul në të drejtën e saj për këtë pozitë, duke u bazuar në Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në anën tjetër Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje ka shumicën e mjaftueshme parlamentare në Kuvend, megjithatë është mungesa e hapësirës ligjore ajo që nuk po e lë ta jetësojë njërën nga pikat kryesore të marrëveshjes së 10 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat