Liderët s’e dëgjojnë presidenten, shteti drejt kolapsit

Kosova

Liderët s’e dëgjojnë presidenten, shteti drejt kolapsit

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 08:28

Liderët politikë, sidomos ata nga koalicioni paszgjedhor, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, nuk po shprehin interesim për nismat e presidentes Atifete Jahjaga për realizimin e një takimi të përbashkët me PDK-në dhe partitë tjera të përfaqësuara në Parlament.
Përderisa liderët vazhdojnë të hamenden, nga Zyra e Presidentes është "lëshuar" edhe një alarm se Kosova ka hyrë në një fazë kritike ku qëndrueshmëria e shtetit po lëkundet.

Shqetësimet e Jahjagës, mbase u kanë dhënë liderëve edhe një mesazh se kjo mund të jetë java e fundit kur ata duhet të reflektojnë dhe tregojnë fleksibilitet, pasi që kriza po hyn në limitet e skajshme duke prekur qëndrueshmërinë dhe funksionimin e shtetit. Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se vendi tashmë nuk po hyn vetëm në krizë politike, por edhe financiare e buxhetore.

"Mos të harrojmë se pa konstituimin e Kuvendit nuk do të mund të miratohet Ligji për Buxhetin, i paraparë nga fundi i muajit nëntor dhe kjo nënkupton që nuk mund të garantojmë funksionimin e shtetit", ka deklaruar Vllahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat