Veriu kthehet në bastion të kriminelëve serb, Ivani ‘Tmerrshëm’ fshihet atje!

Kosova

Veriu kthehet në bastion të kriminelëve serb, Ivani ‘Tmerrshëm’ fshihet atje!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 28 tetor 2014 Në ora: 16:47

Pjesa veriore e Kosovës, konkretisht veriu i Mitrovicës, është bërë bastioni i kriminelëve serb. Rasti i fundit, ku një kriminel serb, zë vend dhe rehatohet në atë pjesë të Kosovës, është ai i huliganit serb Ivan Bogdanov i gjendet në Kosovë. Kjo për shkak të incidenteve në ndeshjen futbollistike Serbi – Shqipëri në Beograd më 14 tetor, tifozi i Crvena Zvezdës, i njohur për një numër të madh incidentesh ka ikur nga Serbia duke u strehuar në veri të Mitrovicës. Ekspertët e sigurisë, veriun e Mitrovicës e vlerësojnë si një oazë për kriminelët, vrasësit, qendër e krimit të organizuar, kontrabandës, prostitucionit, shpërlarës së parasë e çka jo tjetër. Pra, një vend ku shqiptarët dhe serbët bëhen bashkë për interesat e tyre personale dhe grupore.

Mentor Vrajolli, hulumtues i lartë i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë për gazetën “Bota sot” se, vet fakti që në pjesën veriore të Kosovës për një kohë të gjatë nuk ka funksionuar rendi dhe ligji, len të nënkuptoj edhe faktin që eksponentë të ndryshëm kriminal mund të jenë fokusuar aty.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat