Pal Lekaj letër të hapur për Flora Brovinën

Kosova

Pal Lekaj letër të hapur për Flora Brovinën

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 14:20

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ia ka drejtuar një letër të hapur, kryesueses së Kuvendit, Flora Brovina.
Letër e hapur për Zonjën Flora Brovina,
Në demokraci pushteti buron nga populli. Në parim ai ushtrohet nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit. Detyra e rëndësishme e tyre është bashkvendosja për kahun politik tështetit, duke e përcaktuar atë përmes ligjeve dhe duke kontrolluar funksionimin e shtetit. Për këtë arsye, parlamenti quhet edhe pushtet ligjvënës .
Meqenëse parlamenti legjitimohet drejtpërdrejtë nga populli, nëpërmjet zgjedhjeve, ai ka një pozitë të lartë dhe vendosë në formimin e organeve udhëheqëse tëvendit, përmes shumicës parlamentare. Kjo vlen në radhë të parë për qeverinë, e cila në sistemet parlamentare del nga parlamenti dhe përgjigjet para tij.

Deputetët e Republikës së Kosovës janë zgjedhur nga populli, që të punojnë për interes të popullit. Fatkeqësisht,pa fajin tonë, këtë të drejtë po na mohoni ju ZonjaBrovina dhe klani juaj politik.
Është padrejtësi që agjendën tuaj politike, ta shndërroni në një bllokadë për institucionet e vendit, duke e përdhosur vullnetin e qytetarëve të cilët të sollën, edhety, në pozitën e Deputetes, për të iu shërbyer qytetarëve e jo që të bëheni vegël e partisë. Vendi ynë sot gjendet në një gjysmë anarki dhe nëse agjenda juajpolitike vazhdon ta dominoj agjendën shtetërore, atëherë rrezikojmë shumë më shumë se kaq.

E nderuara Brovina, ani pse i gjithë pushteti del nga populli, ju me parime jo demokratike dhe arbitrare po e dhunoni vullnetin e lirë të popullit. Me apo padëshirën tuaj, Kosova më shumë se 6 muaj është pa institucione, ku të zgjedhurve të popullit sot po ju mohohet e drejta e fjalës, e veprimit dhe e komunikimit meqytetarë, ngase tempulli i demokracisë, vendi ku dalin debate dhe ide për ndërtimin e shtetit, vendi ku votohen dhe miratohen ligje dhe buxheti, vendi kumonitorohen punët e qeverisë është kapur dhe po komandohet nga ju Zonja Brovina dhe partia juaj.

Zonja Brovina, Parlamenti nuk është plenum i partisë suaj, të veproni ashtu siç jeni mësuar duke i shkaktuar Kosovës dëme të pa riparueshme. Kosova nuk është asshtet me parime të larta të demokracisë e as me shkallë të lartë të zhvillimit ekonomik siç janë shumica e vendeve të Evropës, andaj Kosova nuk e ka luksin që tëvazhdoj me këtë bllokadë.
Zonja Brovina, reflektimi juaj në zhbllokimin e kësaj gjendje, do të ishte me interes për popullin e Kosovës, andaj, ju si deputetja më e vjetër e keni për obligim qëtë liroheni nga kornizat partiake dhe ta thirrni seancën parlamentare, nga ku duhet të zhvillohen debate që të vijmë deri te zgjidhja,duke i respektuar parimetdemokratike.
Me Respekt
Pal Lekaj Deputet në Kuvendin e kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat