Jahjaga fton të gjithë liderët në takim

Kosova

Jahjaga fton të gjithë liderët në takim

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 08:10

Presidentja Atifete Jahjaga pritet që të nisë edhe raundin final të takimeve me liderët politikë, në përpjekje të tejkalimit të krizës rreth institucioneve.
Jahjaga, sipas burimeve të besueshme të gazetës, pas takimeve të ndara, tani po provon që gjatë javës të ulë në një tavolinë liderët e të gjitha partive politike që kanë fituar ulëse në Kuvend.

Përderisa nga PDK-ja i janë dhënë sinjale pozitive Jahjagës për organizimin e një takimi të përbashkët të liderëve në kërkim të zgjidhjes së krizës politike, Ramush Haradinaj, i cili ka folur të hënën pas takimit të LAN-it, ka thënë se nuk sheh rezultate nga kjo ide.

Kjo javë mund të jetë vendimtare për partitë politike në gjetjen e zgjidhjes, por edhe për presidenten e cila ndodhet para momentit të marrjes së vendimit edhe për opsionin e fundit, atë të zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat