Dr. Noyes: Serbët duhet të dalin para drejtësisë për përdhunimin e femrave dhe vrasjen e fëmijëve shqiptarë

Kosova

Dr. Noyes: Serbët duhet të dalin para drejtësisë për përdhunimin e femrave dhe vrasjen e fëmijëve shqiptarë

Më: 27 tetor 2014 Në ora: 21:47

A mund të na shpjegoni pak më mirë për këtë projekt? Sepse është projekt i admirueshëm, sidomos për periudhën e pasluftës.
Dr. Noyes:
Unë mendova për këtë gjë gjatë luftës, kur isha aty, kur pashë sa pak pajisje mjekësore dhe vegla mjekësore kishte, që nga fashat, medikamentet dhe patericat, karriget me rrota të gjitha këto që duheshin, por ata nuk i kishin. Prandaj, që para se të kthehesha në shtëpi e dija që sa të kthehesha do të përpiqesha të mblidhja pajisje mjekësore. U ktheva dhe tre herë të tjera, në vitin 2000, 2001 dhe 2005 dhe solla 44 kontejnerë me pajisje mjekësore në spitalin e Kukësit dhe disa prej tyre shkuan në spitalin e Tiranës dhe disa në atë të Prishtinës. I mblodha të gjitha këto vetë, me ndihmën e disa miqve që më ndihmuan aty këtu. Kisha mbi 7 pika grumbullimi në Alentown – Pensilvani, dhe mblodha pajisje mjekësore nga spitalet në Scranton dhe Alentown -Pensilvani, dhurata nga individë dhe gjithashtu kisha një zonjë që quhej Elenor Bucanan, e cila jetonte në këtë zonë, në një zonë rurale, burri i kishte vdekur; dhe ajo ishte në të 70-at atëherë, dhe ajo mblodhi ndoshta më shumë pajisje nga gjithë të tjerët për mua, sidomos rroba, karrige me rrota, paterica, bastunë etj, i kishte të gjitha.
Unë bile i dhurova një pllakë përkujtimore të bërë posaçërisht për të dhe ajo vdiq një vit më parë. Ishte nga Pensilvania gjithashtu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” )

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat