Presidentja jo në Beograd, pa i pranuar Serbia krimet e kryera në Kosovë

Kosova

Presidentja jo në Beograd, pa i pranuar Serbia krimet e kryera në Kosovë

Nga: Albulenë Muji Më: 27 tetor 2014 Në ora: 17:45

Një muaj më parë, presidentja e vendi, Atifete Jahjaga ishte ftuar nga Komisioni Trelateral i Komisionit Evropian që të qëndrojë në Beograd për të marrë pjesë në konferencën që do të mbahet nga 31 tetori deri më 2 nëntor. Mirëpo këtë ftesë ende nuk e ka pranuar presidentja e vendit tonë, kurse anëtarët e partive politike të Kosovës si dhe analistët janë kundër shkuarjes së presidentes në Serbi. Madje ata thonë që edhe politikanët e tjerë të vendit nuk do te duhet që të mos bëjnë vizita në këtë vend.

Sipas tyre, se arsyet pse nuk duhet të shkojë Jahjaga në Beograd janë se Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran e konsideron si pjesë të sajën, si dhe nuk ka kërkuar falje për luftën e fundit e për dëmet e shkaktuara në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat