Shqiptarët duhet të përgatiten për bashkim kombëtar!

Kosova

Shqiptarët duhet të përgatiten për bashkim kombëtar!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 27 tetor 2014 Në ora: 16:58

Ngjarjet antishqiptare në Serbi, më 14 tetor 2014, në stadiumin e Partizanit në Beograd, gjatë ndeshjes futbollistike Serbi-Shqipëri, si dhe vendimi racist i UEFA-s, përveç anës së padëshiruar, megjithatë ka edhe anën tjetër të medaljes. Aty shqiptarët u trajtuan si racë dhe komb i urryer në mënyrë patologjike nga serbët, por pa i ndarë, ata i trajtuan si të bashkuar, vlerësojnë analistët politik për gazetën “Bota sot”. Sipas tyre, serbët në urrejtje dhe shfryrje raciste, brohoritshin "vritini shqiptarët" dhe duke sharë me fjalorin e tyre të pistë e shtazarak, që nuk mund të përshkruhet me fjalë!

Ligjëruesi i Universitetit të Prishtinës, Arben Fetoshi, thotë se, zhvillimet e fundit me shqiptarët po shpërfaqin dy drejtime, ndonëse ende jo plotësisht të qarta, të politikës në Ballkan: I pari, se raportet ndërmjet shqiptarëve e serbëve janë refleksion i rivaliteteve historike mes Lindjes e Perëndimit dhe se paqja mes tyre është peng i tendencave që vijnë nga mjedisi i jashtëm më shumë se nga ngarkesat e brendshme, dhe i dyti, se shqiptarët janë një Komb dhe duhet të ndihmohen për t'u bërë bashkë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat