Haradinaj: Thaçi, Jahjaga e Kushtetuesja janë bërë bllok

Kosova

Haradinaj: Thaçi, Jahjaga e Kushtetuesja janë bërë bllok

Më: 27 tetor 2014 Në ora: 13:44

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha pas takimit me liderët tjerë të bllokut VLAN, se do t’i drejtohen kryesuese së seancës Flora Brovina, për ta vazhduar seancën ndërprerë muaj më parë.

Kreu i AAK-së ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, dhe Gjykatën Kushtetuese se janë bërë bllok dhe nuk po lejojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës..

Ai nuk ka sqaruar nëse do t’i drejtohen vetë Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar pikën 127 të aktvendimit të saj.

"Shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës e krijuar nga LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë kërkuar nga presidentja që t`i drejtohen Gjykatës për të dhënë sqarime se si mund të dilet nga gjendja e krijuar nga bllokada që e ka shkaktuar PDK-ja duke u fsheh pas vendimit të Gjykatës dhe duke u fshur pas të drejtës në nominim të cilën nuk po e shfrytëzon. Do t`i kërkojmë kryesueses vazhdimin e senacës".

Sipas tij, PDK-ja nuk po i kryen obligimet e saj.

"Gjendja në vend është kështu: PDK-ja ka një të drejtë në nominim por nuk po e shfrytëzon, e ka obligim ta thërret seancën por nuk po e thërret. Pra do të kërkojmë që të mbahet seanca në mënyrë që të zgjedhet kryetari i parlamentit dhe kryesia e parlamentit për të vazhduatr me ndërtimin e institucioneve, Z. Kurti nuk ishte këtu, nesër do të takohemi prapë, nuk morëm vendim rreth kësaj por nesër do të kemi vazhdim të takimit në mënyrë që të ndërmarrim veprimet e duhura".

Fillon takimi i Bllokut

Ne selinë GP të LDK-së janë mbledhur liderët e Bllokut Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, por jo edhe Albin Kurti.

Në këtë takim është paralajmëruar se do të merret vendimi për dërgimin apo jo të kërkesës për interpretim të pikës 127 në Gjykatën Kushtetuese

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat