"Djallëzia" fisnike e ndërkombëtarëve!

Kosova

"Djallëzia" fisnike e ndërkombëtarëve!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 27 tetor 2014 Në ora: 10:50

Sociologu Fadil Maloku, thotë se, nëse gjykojmë sipas logjikës karteziane, ku dyshimi...është udhërrëfyesi më i denjë, apo arma kryesore e gjurmimit të vërtetave të ndryshme: sociale, ekonomike, filozofike, po edhe atyre politike, atëherë ngërçi ynë aktual politik duhet ta ketë edhe një shpjegim tjetërfare të cilin analistët e kanë huqur tërësisht nga kombinatorikat e tyre! Pra, duke ndjekur logjiken e dyshimit…

“Ngërçi i shfaqur tash sa muaj, ka mundur të përmbyllet moti me një happy end, sikur ai të mos u konvenonte ndërkombëtarëve (Lexo: zyrave që sponzoruan, prodhuan dhe menaxhuan: luftën, pavarësinë dhe demokracinë kosovare). Fakti që ata "s'po dëshirojnë" të përzihen në ngërçin aktual… (absurd i llojit të vetë, të mos përzihesh në Projektin që vetë e ke prodhua!) edhe për shkak se kinse elitat aktuale janë aq të pjekura, sa më s’ka nevojë për tutorizëm dhe ndikim…, është aq fisnik aq edhe djallëzi (e këndshme!) sa vetëm publiku naiv mund të besojë!”, thotë Fadil Maloku, për gazetën “Bota sot”.

Maloku pohon se, është fisnik se politika kosovare është ndërtuar edhe me "karrot” (si art i s’mundshmës) e edhe me “shkop” (si mjet presioni shumë efikas)!

“Është djallëzi (e këndshme!), se lidershipi i të dy blloqeve (si ai I VLAN-it ashtu edhe ai I PDK-s) akoma s’janë duke (e konvertuar në refleksion logjik) e kuptuar që “mospërzierja...” apo indiferenca e zyrave (që ditën të prodhojnë me mjaft mjeshtëri “zarfet” e famshëm) në fakt, MË SHUMË po flet për: KOMPROMITIMIN dhe FALIMENTIMIN e lidershipit të dy blloqeve (që deri dje ishin: bartës të luftës dhe ndërtues e fuqizues të demokracisë e sovranitetit por, edhe të korrupsionit dhe krimit të organizuar, bartës të asketizmit nëpër Tribunale, pastaj lidershipit që ka shprehi antipati naive ideologjike, dhe lidershipit që ishin bartës të funksioneve (të larta!) në ish Jugosllave, atyre që kanë hipoteka fetare dhe ideologjike...) SE SA për AFIRMIMIN apo mbajtje anë të ndonjërit prej tyre! Është djallëzi e këndshme, edhe për faktin se këto zyra në gjithë këto vite… me mençuri janë duke përgatitur dhe shkolluar (“jakat e bardha”) gjeneratën e re të lidershipit për Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi”, thotë prof. dr. Fadil Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat