Jahjaga ende nuk e ka konfirmuar vendimin nëse do të shkojë në Beograd

Kosova

Jahjaga ende nuk e ka konfirmuar vendimin nëse do të shkojë në Beograd

Më: 27 tetor 2014 Në ora: 08:47

Presidentja Jahjaga qysh muajin e shkuar ka marrë ftesën nga Komisioni Trelateral i Komisionit Evropian që në cilësinë e presidentes së Republikës së Kosovës, të marrë pjesë në konferencën rajonale, që do të mbahet në Beograd nga 31 tetori deri më 2 nëntor, ndërsa ende nuk ka marrë vendim nëse do të marrë pjesë apo jo.

Jahjaga pritet të marrë vendimin këto ditë, derisa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, presidenti i Maqedonisë, George Ivanov dhe ai i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik.

Kështu ka thënë kryetari i Grupit të Komisionit Trelateral të Serbisë, Jovan Kovaçiq, për agjencinë serbe të lajmeve BETA.

“Presim edhe konfirmimin e zonjës Jahjaga dhe të anëtarit të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviqit”, citohet të ketë thënë Kovaçiq.

Konferenca rajonale, që do të trajtonte problemet e Ballkanit, është ftuar nga Komisioni Trilateral, që përbëhet nga BE, ShBA dhe Japonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat