SHIK-u tani është më i pasur sesa në vitin 2010!

Kosova

SHIK-u tani është më i pasur sesa në vitin 2010!

Nga: Mimozë Lakna Më: 26 tetor 2014 Në ora: 16:59

Gjatë javës së ardhshme pritet të dihet e pilogu i mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve politike për t`i krijuar institucionet. Pas më shumë se katër muajve ngërç, presidentja e Republikës së Kosovës pritet që të ndërmarr hapa konkret sa i përket daljes nga situata aktuale.

Pavarësisht këmbënguljes së bllokut dhe thirrjes në numra, burime të gazetës “Bota sot”, thonë se deri më 5 nëntor nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e institucioneve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Sipas këtyre burimeve, presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, të hënën me anë të një letre për subjektet politike, do ta jap ultimatumin e saj dhe arsyet pse duhet gjetur zgjidhja sa më parë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat