Racizmi serb dhe i UEFA-s, bashkoi shqiptarët!

Kosova

Racizmi serb dhe i UEFA-s, bashkoi shqiptarët!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 26 tetor 2014 Në ora: 16:50

Dhuna, urrejtja raciste fashizmi serb që shpërtheu në stadiumin e Partizanit në Beograd, në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri ka ndikuar në unifikimin e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë. Për ti vënë kapakun kësaj ndjesie gjithëshqiptare u përkujdes UEFA, e cila me ndëshkimin e Shqipërisë, e prishi edhe imazhin e Evropës tek shqiptarët. Shansi për të prishur këtë rrjedhë të ndjesisë shqiptare është gjykata e Lozanës! Vetëm ajo mund t’ia shpëtojë nderin Evropës tek shqiptarët! Përveç këtij unifikimi që ka ardhur nga dhuna dhe racizmi serb ka stimuluar ndjenjat nacionaliste në mënyrë të pa besueshme tek shqiptarët.

Analistët politik, vlerësojnë për gazetën “Bota sot” se, pas kësaj dhune dhe pas vendimit të UEFA-s, shumë njerëz që as nuk mendoheshin si nacionalist, përkundrazi ishin akuzuar si antishqiptarë janë shquar këto ditë ekstremisht kuqezi. Ata thonë se, Serbia dhunuese, raciste e fashiste, arriti të siguroj fitoren në tavolinë me rezultat 3:0, me ndihmën e UEFA-s duke ia hedhur fajin ekipit të Shqipërisë për mos vazhdimin e lojës, edhe pse nuk ekzistonin kushtet e sigurisë për këtë, meqë dyzet mijë tifozë të tërbuar serb, kishin rrezikuar realisht jetën e futbollistëve shqiptarë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat