Edhe reklamat me dron i çmendin serbët (Video)

Kosova

Edhe reklamat me dron i çmendin serbët (Video)

Më: 26 tetor 2014 Në ora: 11:32

Krahas albanofobisë serbët tashmë kanë krijuar averzion dhe fobi edhe ndaj dronit dhe gjithçka që lidhet dhe aludon me ndeshjen e futbollit në mes Serbisë dhe Shqipërisë, kur më 14 tetor mbi stadiumin në Beograd fluturoi flamuri shqiptar.
Serbëve dhe medieve të tyre po pengojnë edhe reklamat e produkteve të ndryshme, në të cilat paraqitet droni.

Madje edhe reklamën ku shihet se si një tifoz shqiptar duke ngrënë biskota, e i cili mban dronin në dorë derisa shikon ndeshjen ne TV (mbase për të ironizuar me serbët se kinse nga banesa e ka dirigjuar fluturaken), serbët e kanë shfrytëzuar si “dëshmi” se shqiptarët e kanë lanusar fluturaken mbi stadium.

“Edhe kjo është dëshmia se shqiptarët janë fajtor për ndërprerjen e ndeshjes”, ka shkruar portali serb Telegraf.rs, duke komentuar se si “tifozi shqiptar po kënaqet duke ngrënë biskota dhe duke dirigjuar me dronin” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat