Traktati i Paqes, vështirë i realizueshëm

Kosova

Traktati i Paqes, vështirë i realizueshëm

Më: 26 tetor 2014 Në ora: 08:55

Përfundimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të përfundojë me Traktat Paqeje në mes të këtyre dy vendeve. Ky është plani që synojnë ta realizojnë në praktikë zyrtarë e Qeverisë së Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Beograd, ka deklaruar se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të përfundojë me nënshkrimin e një Traktati të Paqes në mes të këtyre dy vendeve. Sipas tij, nënshkrimi i këtij traktati duhet të arrihet gjatë 3-5 viteve të ardhshme.

“Traktati i Paqes që në termat e BE-së nënkupton nënshkrimin e një marrëveshjeje obliguese ligjore do ta përmbyllte kapitullin në marrëdhëniet mes shteteve tona. Kjo marrëveshje do të duhej të qartësonte se Serbia nuk e bllokon Kosovën në rrugën për anëtarësim në OKB pasi të dyja vendet do të humbnim në kohë. Njëherësh duhet të ndodh njohja dhe që të dyja vendet të vendosin marrëdhënie diplomatike. Nuk kemi kohë të humbim asnjëri nga vendet tona në Ballkan” ka thënë Hoxhaj.

Por nënshkrimi i Traktatit të Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, nga përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes po shihet si vështirë i realizueshëm. Sipas tyre, nënshkrimi i këtij traktati pa njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetit të saj do të ishte traktat i nënshtrimit ndaj Serbisë./tribuna

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat