LDK: Jo, nuk jemi takuar me amerikanët

Kosova

LDK: Jo, nuk jemi takuar me amerikanët

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 12:03

Krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë takuar mbrëmë me përfaqësuesit e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka konfirmuar për media Ismet Beqiri, sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie.

Ai ndër të tjera ka treguar se, shefi i tij, Isa Mustafa zhvillon takime me ambasadoren Tracey Ann Jacobsson, por që mbrëmë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Mbrëmë nuk ka pasur kurrfarë takim në ambasadën amerikane dhe çdo gjë që thuhet për një takim të tillë është spekulim. Kryetari Mustafa ka takime të shpeshta, me ambasadoren amerikane, zonjën Jakobson, ambasador dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtar, por mbrëmë nuk ka pasur kurrfarë takimi”, ka thënë ai.

Ndryshe, disa media kanë raportuar dje se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deputetja Teuta Sahatçija si dhe sekretari, Ismet Beqiri janë takuar në “Dragodan” me diplomatët e SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat