Parisi heq Kosovën nga vendet e “sigurta”

Kosova

Parisi heq Kosovën nga vendet e “sigurta”

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 19:38

Vendimi që Kosova të hiqet nga lista e vendeve të sigurta është pasuar pas kërkesës që kanë parashtruar dhjetëra shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilat veprojnë në Francë, duke përfshirë “Amnesty International”.
Shoqatat kanë kërkuar që të shfuqizohet vendimi i dhjetorit të vitit 2013, sipas së cilës Kosova, Shqipëria dhe Gjeorgjia gjenden në listën e vendeve të sigurta të Drejtorisë franceze për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi, i cili është në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës, transmetojnë mediat.

Udhëheqësia më e lartë u dha të drejtë vetëm në rastin e Kosovës, por jo në rastin e Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, e cila, për administratën që vendos ndaj kërkesave për azil, mbeten të sigurta.

Sipas ligjit francez, "vende të sigurta" janë konsideruar të jenë ato që "respektojnë parimet e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut".

Ky klasifikim ka një ndikim të drejtpërdrejtë në politikën e azilit. Banorët e Kosovës tani do të kenë mundësi më të madhe që të marrin azil në Francë, ndërsa kërkesat e qytetarëve të Shqipërisë dhe Gjeorgjisë kryesisht do të refuzohen. Qytetarët e vendeve të sigurta të azilkërkuesve do të kalojnë nëpër një procedurë të përshpejtuar për pesëmbëdhjetë ditë. Pas refuzimit, ata me forcë do të kthehen në vendin e origjinës.

Dega franceze e “Amnesty International” kundërshton këtë kategorizim dhe tregon se shkel Konventën e vitit 1951, me të cilën Franca u zotua se nuk do të bëjë diskriminime kundër refugjatëve në bazë të origjinës së tyre.

Nga 2009 deri 2013, Franca ka qenë një destinacion i madh për emigrantët nga Kosova, me 20.290 pretendime, e cila është më shumë se dyfishi se çfarë është regjistruar në Gjermani (11.030) dhe Belgjikë (10,660). Në të njëjtën periudhë në Hungari janë regjistruar 8.880 kërkesa për azil të paraqitur nga emigrantët prej Kosovës, Suedi 6030, në Austri, 3160, dhe në Zvicër 2945.

Në tremujorin e dytë të vitit 2014, Gjermania ka qenë destinacioni i parë për banorët e Kosovës, kur është fjala për të parashtruar një kërkesë për azil, dhe më pas ndiqet nga Franca, Suedia, Belgjika dhe Italia, gjithnjë sipas raportit të fundit Eurostatit e cila boton statistikat zyrtare të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat