Shqiptarët ndihen të turpëruar nga vendimi skandaloz i UEFA-s, që vendosi në dëm të Shqipërisë, duke e shpallur humbëse të lojës së ndërprerë në Beograd, kur tifozët dhe rojet e sigurisë sulmuan lojtarët shqiptarë në fushën e futbollit. Vendimi duket tronditës për opinionin shqiptarë, jo vetëm atë sportdashës, pasi pak kush ka mundur ta besojë, se Federata e Futbollit Europian, mund të mbyllte sytë përballë dhunës dhe racizmit serb, që në dy ndeshje në kor, u thirr nga më shumë se 30 mijë tifozë, “Vriteni dhe pritni shqiptarët, derisa ti zhdukim”!
Në rrethana të tilla kërcënimi të vazhdueshëm nga tifozët dhe më pas nga hyrja e tyre në fushë së bashku me stafin e sigurisë së fushës, duke sulmuar lojtarët e kombëtares shqiptare, që një vendim të jepej në dëm të Shqipërisë, ishte i papërfytyruar për shqiptarët që Evropën perëndimore e shohin si shtetin e tyre të përbashkët evropian, duke rrënuar dëshirën për integrim! Analistët politik, këtë vendim e vlerësojnë si përkëdhelës ndaj Serbisë, e cila ka shumë precedentë dhune, brutaliteti dhe krimi në sport. Ata thonë se, huliganizmi kriminal i tifozëve serbë, të cilët shprehnin shovinizmin dhe racizëm shtazarak ndaj shqiptarve, duke mos lejuar madje as tifozë të organizuar shqiptarë në stadium, sa duket, nuk u mor fare parasysh nga UEFA.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)