Presidenca po e analizon kërkesën e LAN

Kosova

Presidenca po e analizon kërkesën e LAN

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 15:52

Zyra e presidentës së Kosovës ka pranuar kërkesën e subjekteve politike të bllokut të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, për sqarimin e situatës politike në vend.

Blloku i partive LAN, ka kërkuar nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese sqarim rreth aktgjykimit të saj, se a kanë të drejtë edhe partitë tjera të propozojnë kryetarin e Kuvendit.

Kjo për shkak se Partia Demokratike e Kosovës, si fituese e zgjedhjeve, nuk po arrin të siguroj shumicën në Kuvend.

Zëdhënësi dhe shefi i stafit në kabinetin e presidentës, Arbër Vllahiu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se kërkesa ka arritur në zyrën e presidentës, por ende nuk ka ndonjë përgjigje lidhur me të.

“Kërkesa është pranuar në Zyrën e presidentës së Kosovës dhe ajo po e analizon atë. Opinioni publik do të jetë i njoftuar së shpejti me përgjigjen”, ka thënë Vllahiu.

Kërkesa e bllokut LAN ka të bëj me sqarimin e pikës 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth postit të kryetarit të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat