Mustafa: Nuk jemi në kohë fushate, presim qasje konstruktive nga partnerët tanë

Kosova

Mustafa: Nuk jemi në kohë fushate, presim qasje konstruktive nga partnerët tanë

Nga: Mimozë Lakna Më: 24 tetor 2014 Në ora: 11:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, iu bënë thirrje partnerëve të koalicionit që të kenë qasje konstruktive në rrugën drejt ndërtimit të institucioneve.

Në një postim në rrjetin social, Mustafa shkruan se nuk është kohë fushate dhe se janë bërë bashkë me qëllim të ndërtimit të institucioneve dhe funksionim të shtetit ligjor.

“Ne po bëjmë përpjekje që me përgjegjësinë më të madhe të ndërtojmë institucionet demokratike dhe të qëndrueshme të vendit. Nuk jemi në kohë fushate. Jemi bashkuar me qëllim që të hapim perspektivë për zhvillimin e vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor. Nga partnerët tanë presim qasje konstruktive dhe pozitive në rrugën në të cilën jemi nisur. Çdo projekt mund të realizohet vetëm nga ata që i besojnë dhe besojnë në njëri tjetrin”,shkruan kryetari Mustafa në rrjetin social.

Ndryshe, para dy ditësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i quajti “Hajna të ligës së dytë”, pjesëtarët e subjekteve politike LDK-AAK-Nisma, me të cilët tashmë është në koalicion dhe pretendon të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat