Ahmeti : UEFA sot i tha po racizmit

Kosova

Ahmeti : UEFA sot i tha po racizmit

Nga: H.Orana Më: 24 tetor 2014 Në ora: 11:16

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka komentuar vendimin e UEFA-së, duke kritikuar vendimin e kësaj të fundit. Ai thotë se akuzat e serbëve kanë pasur sukses.

Lexoni të plotë reagimin e tij në Facebook:

Si duket reagimi histerik I qeveritarëve serb pas lojës me akuza për terrorizëm e deri të konspiracionet për vëllaun e Rames paten sukses. Tentimi I palës shqiptare që ta përqafojë Serbinë me vizitë me arsyetimin se "kështu na don Evropa" dështoi në mënyrë spektakolare. E për reagimin e Kosovës zyrtare as që po flas, sepse nuk ka pas.
Tentimi I UEFA për ta balancuar dënimin është edhe njëherë tentim për ta qetësuar Serbinë sepse ata duhet akomoduar, duke pranuar kështu fashizmin si diçka që duhet heshtur e jo diçka që duhet luftuar.
UEFA sot I tha PO racizmit. Qëndrimi zyrtar shtetëror me insistimin ne vizitë e relativizoi dhunën. E kosmpolitët e barazuan fajin.
Ndërsa unë dhe shumë të tjerë mbesin në shpresë se një ditë do të jemi ne gjendje të flasim me një zë kundër racizmit, fashizmit dhe poshtërimit. Ne fakt jam I bindur se ajo kohë po vjen dhe atëherë do të bëhemi evropianë.
E sot Balaj duhet të të kërkojë falje që e prishi karriken me kokë, Cana që e goditi këmbën e tifozit me stomak e Xhaka që e goditi grushtin e tifozit me fytyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat