Shala: Idioti analist F. Lubonja

Kosova

Shala: Idioti analist F. Lubonja

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 24 tetor 2014 Në ora: 10:08

Ish i burgosuri politik dhe veprimtar i çështjes kombëtare, Naim Shala, thekson se, analisti "kulminant" Fatos Lubonja, nuk e kupton se si një ndeshje futbolli, krijon konflikt mes dy shteteve?!?

Ai thotë për gazetën “Bota sot|” se, iInteresant, e çuditshme por e vërtetë! Fatos Lubonja duhet ti kuptojë disa gjëra elementare historike te të cilat krijojnë dhe gjenerojnë kriza në mes Shqipërisë dhe Serbisë edhe në një ndeshje futbolli.

“E para, Serbia si shtet dhe populli serb gjatë sundimit gati njëshekullor ka krijuar një mentalitet, një vetëdije të mbrapshte, pushtuese, se shqiptarët në raport me ta duhet të jenë të pushtuar, të nënshtruar nga populli nga raca "superiore"!

E dyta: Shteti dhe populli serb, në mendjen e tyre grabitqare kanë krijuar mentalitet shekullor se gjoja, toka e Kosovës, ( historikisht dhe aktualisht e banuar me shumicë pellazgo- ilire-shqiptare) gjoja, është toke e tyre.

E treta, si rrjedhoje e dy çështjeve te theksuara më lart, shteti dhe populli serb, në mentalitetin e tij pushtues, sundues, grabitqar, afër një shekull është mësuar shumë keq, që ti shfrytëzoje pasuritë natyrore mbitokësorë dhe nëntokësore (minierat dhe mineralet) te Kosovës”, thekson Shala.

Ai shton se, tani, kanë ndryshuar raportet. Shqiptarët sakrifikuan për tokat dhe veten e tyre. Lufta njëshekullore shqiptare për veten dhe tokat e tyre dha fryt! Mundi, djersa, shkollimi...

“Rezistenca gjithëpopullore, lufta çlirimtare e armatosur dha frytin e vet pothuajse të plotë! Ne jemi të lirë nga Serbia! Serbia dhe eksponentët e saj, duhet të kuptojnë se shqiptarët janë popull evropian, dhe se, vetëm dhe vetëm mbi bazën e raporteve të barabarta, respektit të ndërsjellë, duke kërkuar falje për vrasjet e shqiptareve, zhdukjen e shumë intelektualeve (si rasti i profesorit martir, erudit, të madhit, Ukshin Hoti), për djegien, shkatërrimin dhe plaçkitjen e pasurive të tyre, dëbimin masiv kadi njëshekullor nga vatrat e tyre, si fqinj, me shqiptarët, mund të jetojnë në paqe me ta!”, potencon ai.

Shala thotë se, mentaliteti njëshekullor i shtetit dhe popullit serb ndryshoi për 15 vjetet e pasçlirimit tonë në raport me ne shqiptarët?!

Themi, fatkeqësisht se Jo! Dhe kjo shihet çdo ditë dhe pothuajse gjithkund në Serbi, në institucionet e shtetit serb, tek bartësit e tyre, tek populli serb, pra edhe në një ndeshje futbolli, siç e pa gjithë bota liridashëse dhe demokratike evropiane dhe më gjërë. Disa analistë, siç është dhe Fatos Todi Lubonja, një ish komunist dhe tani një kozmopolit i skajshëm, me një qerre shkrimesh publicistike, dhe me qindra herë, mysafirë në televizione shqiptare, interesant, nuk po e kuptuakan se është e mundshme që një ndeshje futbolli në Beograd (Serbi - Shqipëri) po e helmuaka raportet politike në mes dy shteteve dhe dy popujve, shqiptarëve dhe serbëve! Fatosi " i din te gjitha", (të paktën pretendon në shkrime dhe analiza stereotipe, shterpe televizive shqiptare), por "çuditërisht" kësaj radhe e ka huçur keq!”, thotë Naim Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat