Ramabaja i VV-së: Lutfi Haziri, në shërbim të SHIK-ut

Kosova

Ramabaja i VV-së: Lutfi Haziri, në shërbim të SHIK-ut

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 23:49

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka reaguar lidhur me deklaratat e nënkkreytarit të LDK-së, Lutfi Haziri që kërkoi të ndërpritet marrëveshja mes LAN-it dhe Vetëvendosjes, pas deklaratave të fundit të bërë nga lideri i kësaj të fundit.
Për Ramabajën, Haziri i ka shërbyer mirë më sic e quan ai,, këtë propagandë, SIK-ut.

Ai e quan edhe mediokër e të amoralshëm, kryetarin e Gjilanit. Për më tepër, lexojeni postimin e pa redaktuar të Sadri Ramabajës:

Lutfi Haziri reagon ndaj nje deklarate te Albin Kurtit, te shkeputur krejtesisht nga kontesti i mesazhit qe i percillte opinionit jo pa qellim media e kapur nga PDK, pikerisht si ata qe kane mizen nen kapuc. Megjithate, duke i sherbyer mire SHIK-ut me kete propagande, si njeri nga politikanet me inferior ne rrafshin e formimit politik, gjasat i ka me se te mira qe te vije ne krye te Partise!

Ai ploteson 100% edhe kriterin qe e ve ate ne piramiden e amaoralitetit politik, duke koketuar me islamin radikal, por edhe duke genjyer antaresine se gjoja na qenka politikani me tipik i orjentimit perendimor!

Per shkak te nivelit te tij prej mediokri ne rrafshin intelektual, natyrisht se nuk ia vlen te mirremi shume me te. Megjithekete, duke qene si njeri prej nenkryetareve te LDK dhe kandidati me mundesite me reale per te qene ne nje te ardhme te afert ne krye te kesaj force politike, madje me nje mbeshtetje ende relativisht te habitshme nga nje mase e popullit, marrja me personin e LH si politikan, eshte e ligjshme dhe politikisht e domosdoshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat