Vetëvendosje tregon pse nuk iu bashkua LAN'it në kërkesën për 127'in

Kosova

Vetëvendosje tregon pse nuk iu bashkua LAN'it në kërkesën për 127'in

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 23:29

Lëvizja Vetëvendosje aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e konsideron vendim politik të anshëm.
Përmes një njoftimi thotë se ky Aktgjykim nuk ka sjellë zgjidhje kushtetuese, por vetëm sa e ka kristalizuar dirigjimin politik i cili fillon nga zyra e Kryeministrit në ikje e deri në sallën e gjykimeve ku do të duhej të ndahet drejtësia.

“Për më tepër, ne besojmë se ky Aktgjykim ka cenuar rëndë thelbin e demokracisë e shprehur në aktivitetin e Kuvendit si institucioni më i lartë ligjvënës dhe deputetëve si trupi politik përfaqësues”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Prandaj, duke e konsideruar si aktgjykim politik, Vetëvendosje thotë se nuk mund të kërkojë sqarim as nga Presidentja e aq më pak nga Gjykata Kushtetuese, siç thonë, si institucion i kapur, andaj edhe nuk i jemi bashkuar kësaj iniciative të sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat