A e keni ngrohtë në shtëpi? Sepse në QKUK pacientët po mërdhijnë nga të ftohtit!

Kosova

A e keni ngrohtë në shtëpi? Sepse në QKUK pacientët po mërdhijnë nga të ftohtit!

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 23:20

Rënia e temperaturave e gjeti Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pa ngrohje. Për këtë po fajësohet Termokosi, e këta të fundit nuk duan të flasin për këtë problem.
Jetmiri i cili që katër ditë është shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, thotë se mëngjesin e së enjtes e ka pasur shumë ftohtë.
Si Jetmiri, edhe pacientët e tjerë në QKUK janë mërdhirë pasi ngrohje nga Termokosi ende nuk ka.
Ata që pritet të qëndrojnë më gjatë në QKUK, frikën më shumë po ua kanë temperaturave në ditët e ardhshme.
Sipas zëdhënësit Shpend Fazliu, nëse pacientët mërdhijnë edhe më tutje, QKUK do të detyrohet ta përdorë ngrohjen alternative, por kjo sipas tij do t’i kushtoj këtij institucioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat