Historia e trishtë shqiptare, rrëfyer nga mjeku amerikan edhe nëpërmjet fotove!

Kosova

Historia e trishtë shqiptare, rrëfyer nga mjeku amerikan edhe nëpërmjet fotove!

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 23:05

Isha në Tiranë me dy tre veta që flinin në një dhomë dhe ajo që më kujtohet është se ata kishin një koleksion me instrumente të papërdorura kirurgjikale dhe mjekësore.

Më tregoni pak kur e kryet ndërhyrjen e parë kirurgjikale këtu?
Dr. Noyes:
Ndërhyrja e parë ku? në Thompson, Pensilvani?
Po, përvojë e rëndësishme se ju dëgjova të flisnit më herët për të. Prandaj duam ta dimë si ia nisët si D.O. (Doktor Osteopatik)?
Dr. Noyes:
Aha po flet për osteopatinë jo kirurgjinë. Si mjek osteopat në 1960, nuk kishte mjek osteopatë që kishin të drejtë të shtronin pacientë në spital asokohe sepse stafi mjekësor kontrollohej nga doktorët e mjekësisë dhe marrëdhëniet mes dy palëve, për sa i përket respektit dhe konkurrencës, nuk lejonin që mjekët osteopatë të ishin në stafin e tyre. Prandaj, kur arrita në shtator të vitit 1960 në Tompson, Pensilvani, dy muaj më vonë nuk kisha ende të drejtë të shtroja pacientë në një spitali të vogël lokal në Saskuahana, Pensilvani. Pra kisha një paciente obstetrike që e dëgjova të rënkonte në dhomën e pritjes sime, e pashë dhe ajo ishte shkurtabiqe, thuajse gati për të lindur dhe kishte kontraksione thuajse çdo minutë, dhe e mora në telefon spitalin në Sasquahana dhe u thashë se isha Dr. Noyes Noise nga Tompson dhe po sillja një paciente për në maternitet. Kur arritëm atje, administratorja e lejoi pacienten të shkonte me infermieren në spital por më tha mua: "Më vjen keq, por vetëm doktorët e mjekësisë janë të lejuar të praktikojnë këtu". Unë i thashë që ose të më nxirrte jashtë me dhunë ose të thërriste policinë se nuk dilja vetë përjashta, pastaj e mënjanova, u ngjita shkallëve me vrap dhe prita beben time të parë prej 644 gjithsej që kam nxjerrë në jetë. Ky episod më dha të drejtën e parë për të ndjekur pacientë në spital. Më vonë arrita të mblidhja personel mjekësor dhe të merrja të drejtën e shtrimit tek disa spitale në Pensilvania dhe Nju Jork. Kështu vazhduam deri sa ndërtuam një spital të ri në 1965. Aty u bëra kryemjek në vitin 1969 dhe ia dedikova veten time spitalit të ri që ndërtuam 4 vjet më parë dhe pata një karrierë të jashtëzakonshme aty në këtë zonë rurale. Prandaj, edhe kur dola në pension, erdha në të njëjtën zonë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat