Jakup Krasniqi "eviton" përplasjen me Albin Kurtin për hajnat brenda LAN'it

Kosova

Jakup Krasniqi "eviton" përplasjen me Albin Kurtin për hajnat brenda LAN'it

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 22:38

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi heziton të përballet me Albin Kurtin për hajnat e LAN'it.
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Krasniqi tha se korrupsioni në Kosovë nuk shfaqet vetëm në formën financiare por edhe në atë morale dhe politike.

"Pa dashur të hyjë në polemikat për korrupsionin e ligës së parë e të dytë, ajo që duhet të thuhet është se fenomeni i korrupsionit në shoqërinë tonë është mjaftë i thellë. Madje ai nuk shfaqet vetëm në formën financiare, por edhe në formën morale, politike etj.

Problemi është: A jemi të gatshëm si politikë, vendit dhe popullit tonë, t’ia dhamë drejtimin e duhur, pas gjithë shfaqjeve të shëmtuara te këtyre 15 viteve? A mund ta gjejmë një ekip të njerëzve të dijshëm, të dinjitetshëm e të përgjegjshëm që e benë kthesën e duhur për ketë vend. Kjo është çështja kryesore sot që kërkon zgjidhje të shpejtë! Unë akoma besoj që në Kosovë ka njerëz që e duan vendin dhe popullin e vet!", shkruan Krasniqi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat