​Tërhiqet nga përdorimi libri që i quante viktima të dhunës seksuale femrat e përdala

Kosova

​Tërhiqet nga përdorimi libri që i quante viktima të dhunës seksuale femrat e përdala

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 21:53

Është tërhequr nga përdorimi i përkohshëm libri i Kriminalistikës së dr Vesel Latifit. Në këtë libër thuhej se "viktima të dhunës seksuale janë femrat e përdala".
"Pas raportimeve të fundit për përmbajtjen e tekstit të prof. dr. Vesel Latifi, rektorati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur që libri i Kriminalistikës i prof. dr. Vesel Latifi të tërhiqet përkohësisht nga përdorimi, derisa të merren vendimet nga Komisioni Botues i Universitetit të Prishtinës. Menaxhmenti i ri i Universitetit të Prishtinës është shumë i interesuar që të adresoj këtë çështje dhe çështjet e tjera të kësaj natyre dhe besojmë se nevoja për rishikimin e teksteve universitare që shfrytëzohen brenda Universitetit të Prishtinës është e rëndësisë së veçantë", thuhet në njoftimin e Rektoratit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat