Hoxhaj: Në Beograd erdha pas 25 vjetësh, edhe pse distanca është vetëm 4 orë

Kosova

Hoxhaj: Në Beograd erdha pas 25 vjetësh, edhe pse distanca është vetëm 4 orë

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 16:23

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Beogradi duke thënë se dy palët duhet të nënshkruajnë një traktat paqeje. Në një intervistë për Reuters Hoxhaj ka thënë se fundi i procesit duhet të jetë njohja nga Serbia dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Hoxhaj ka thënë se ka shkuar në Beograd pas 25 vjetësh.

“Në Beograd jam për herë të parë pas 25 vjetësh” ka thënë ai. “Kjo tregon se sa i vështirë ka qenë udhëtimi për të ardhur në Beograd, vetëm 4 orë vozitje” ka shtuar ai.

Reuters shkruan se takimi në Beograd ka ndodhur pa formalitet diplomatike, duke mos përdorur simbole shtetëtore për të evituar shqetësimet e Kosovës dhe Serbisë

Por Hoxhaj ka një përgjigje për këtë.

“Unë jam simbol i sovranitetit të Kosovës” ka thënë ai. Reuters shkruan se ndaj këtyre komenteve nuk ka pasur reagim nga pala serbe.

“Kosova është e pavarur; askush nuk mund të ndalë rrjedhën e historisë” ka thënë ai.

Reuters rikujton që Presidentja e Kosovës po ashtu është ftuar për të marrë pjesë në një konferencë në Beograd, por ende është e paqartë se a do të shkojë ajo atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat