Ramë Vataj zgjedhet rektor i UPZ-së

Kosova

Ramë Vataj zgjedhet rektor i UPZ-së

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 13:47

Ish deputeti i PDK-së, Ramë Vataj sot është zgjedhur rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Sot, më 23.10.2014, me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues Prof. Dr. Ramë Vataj është zgjedhur rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Në garën për rektor të Universitetit ishin 8 kandidatë, ndërsa në listë të ngushtë ishin tre kandidat: Prof. Dr. Ramë Vataj, Prof. Asoc. Dr. Fahredin Shabani dhe Prof. Asoc. Dr. Lirak Kajragdiu. Kryetari i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Avdullah Aliu dhe anëtarët e tjerë të KD-së i uruan detyrën rektorit të ri dhe i dëshiruan suksese në punë”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.

Indeksonline para shumë kohësh kishte raportuar se Vataj është kandidati më i afërt që të zgjidhet rektor i UPZ –së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat