Hoxhaj në Beograd: Ja kur do të bëhet Qeveria

Kosova

Hoxhaj në Beograd: Ja kur do të bëhet Qeveria

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 12:16

(E plotesuar) - Ministri i Jashtëm në largim Enver Hoxhaj, i cili po qëndron në Beograd, në kuadër të një konference rajonale, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të formohet shpejtë.
Hoxhaj është pyetur për bisedimet Kosovë –Serbi dhe krizën institucionale në vend, ai ka thënë se Kosova brenda 2-3 javësh do ta ketë Qeverinë e re.

“Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja dhe jemi shumë të përkushtuar që të gjejmë një zgjidhje” ka thënë ai.

“Duhet të bisedojmë dhe 3-5 vitet e ardhshme ti zgjidhim problemet “ ka thënë Hoxhaj duke komentuar rreth bisedimeve Kosovë-Serbi.

Hoxhaj kërkon traktat paqeje me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili gjendet në vizitë në Beograd, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje para anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Kjo marrëveshje që po përmendet edhe në Bashkimin Evropian, nuk është asgjë më shumë se një traktat paqeje”, u ka thënë Hoxhaj gazetarëve në Beograd.

Më herët ai ka thënë se pjesëmarrja e ministrave kosovarë në takimin ministror të vendeve të rajonit në Beograd është rezultat i procesit të normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi.

Ministrat Hoxhaj dhe Ismajli pa simbole shtetërore në Beograd

Ministrat Enver Hoxhaj dhe Fadil Ismajli po marrin pjesë në konferencën rajonale në Beograd. Takimi mbahet në formatin Gymnich (pa simbole shtetërore). Aty është i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati dhe ai ekonomisë Arben Ahmetaj.

Hoxhaj: Prania ime në Beograd, sukses i dialogut Kosovë-Serbi
Për pak minuta do të nisë Konferenca e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Beograd ku pritet të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe qeverisjen e mirë ekonomike.
Kosova në këtë konferencë do të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, si dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Islmajli.

Hoxhaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se prania e ministrave kosovarë në Serb, veçmas e tija si ministër i Jashtëm, flet për progresin që është arritur në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mediave serbe dhe atyre ndërkombëtare u thashë se prania e ministrave kosovarë në Serbi veçmas e imja si ministër i Jashtëm flet për progresin që është arritur në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne po hyjmë në një fazë të re të intensifikimit të komunikimit të drejtpërdrejt me palën serbe”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat