Ministrat shqiptarë arrijnë në Beograd

Kosova

Ministrat shqiptarë arrijnë në Beograd

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 10:28

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli kanë arritur në Beograd të Serbisë, ku do të zhvillojnë një takim për qëllim bashkëpunimit rajonal.

Mediat mësojnë se ata udhëtuan me automjetet e Komisionit Europian, të cilat kishin dalë në Merdar për t’i pritur.

Ndryshe, dy ministrat kosovarë do të marrin pjesë në konferencën në nivel ministrash të rajonit e që është vazhdimësi e mbledhjes së organizuar në nivel kryeministrash nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në Berlin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat